Sport

Interi të gatshëm ta shkëmbejnë Eriksenin me një futbollist shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 17 November 2020

Arsenali dhe Interi si duket janë duke planifikuar një shkëmbim të mundshëm mes Granit Xhakes dhe Christian Eriksenit, shkruan Gazeta inFokus.

Kanë qenë mediat italiane dhe britanike të parat që kanë raportuar për një gjë të tillë.

Sipas “Corriere dello Sport”, ishte Arsenali i pari që ka shprehur këtë ide për një lëvizje të tillë, pasi Xhaka mund të përshtatet mirë më sitilin e lojës së “zi e kaltërve” dhe nëse klubet arrijnë të dakordohen atëherë ky transferim do të ndodhë në janar.

-Advertisement-

Tashmë dihet që mesfushori danez, Eriksen, nuk është më në planet e Contes dhe ka mundësi që të rikthehet në Premier Ligë, ku kishte kaluar një periudhë të mirë me Tottenhamin./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera