Sport

Interi siguron shërbimet e një talenti 19-vjeçar (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 30 August 2017

Yann Karamoh është afër kalimit te Interi dhe pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me klubin italian.

19 vjecari, Yann Karamoh, ka arritur marrëveshje me Interin, por anësori i Caen mund të kushtojë më shumë se që u mendua në fillim.

Sipas “Telefoot”, Karamoh do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare nëse i bashkohet Interit, që gjithashtu kërkohet edhe nga Wolfsburg, Saint-Etienne dhe Lyon.

Sido që të jetë, Interi do të paguajë tetë milionë euro për 19 vjeçarin plus bonuse, 2 më shumë se që kishte raportuar “Sky Sport Italia”. /Gazeta Express/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera