Sport

Interi ‘shkatërron’ Brescian dhe rihapë garën për titull në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 01 July 2020

Interi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Brescias me rezultat të thellë 6-0, në duelin e vlefshëm për javën e 29-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Guiseppe Meazza’ në Milano, ‘neroazurët’ arkëtuan tri pikë të arta që e rihapin garën për titull në Itali, pasi gjendet 8-të pikë larg Juventusit, ku kanë mbeture dhe 9-të xhiro deri në fund.

Golat për ‘zikaltërit’ i realizuan Ashley Young, Alexis Sanchez, Danilo D’Ambrosio, Roberto Gagliardini, Christian Eriksen dhe Antonio Candreva.

Pas kësaj fitoreje, Interi renditet i treti me 64 pikë, ndërsa Brescia mbetet e fundit me 18 sosh./Gazeta inFokus/

Të tjera