Sport

Interi rrit ofertën financiare, ylli i skuadrës është gati për të rinovuar

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 18 January 2019

Veç asaj që duhet të japë skuadra në fushë, klubi i Interit duket tepër i interesuar edhe për detaje të tjera. Konkretisht, drejtuesit i kanë përqendruar energjitë e veta në temën shumë delikate të rinovimeve. Nga njëra anë, situata e Icardit mbetet ende një mister, nga ana tjetër kapitullit “Skriniar” në Milano duket se do t’i shtohen faqe pozitive.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi sllovak është shumë afër rinovimi të kontratës me zikaltrit. Një marrëveshje, që vetëm disa javë më parë dukej shumë larg, por ripozicionimi i fundit i klubit e ka bindur ish-lojtarin e Sampdorias.

Drejtori sportiv, Ausilio, në fakt e ka ngritur ofertën nga 2.5 deri në 3 milionë euro më shumë, plus shpërblime të tjera, për një zgjatje të marrëveshjes me sllovakun deri në vitin 2023. Takimi me agjentin Karol Csonto ka rezultuar i frytshëm dhe i njëjti Skriniar duket se e ka vlerësuar lëvizjen e drejtuesve të klubit në aspektin financiar.

-Advertisement-

Firma përfundimtare në kontratën e rinovuar pritet të vijë pas mbylljes së merkatos së dimrit. Interi pritet të ketë një prapavijë të nivelit më të lartë me Skriniar, De Vrij dhe Godin. Ky i fundit, tashmë është shumë afër transferimit te zikaltrit. Miranda po përgatitet për lamtumirën. Vendin e tij do ta zërë qendërmbrojtësi uruguajan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera