Sport

Interi mposhtet nga Barcelona dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 10 December 2019

Barcelona e ka mposhtur Interin me rezultat 2-1, në duelin e zhvilluar në ‘Guiseppe Meazza’ në Milano, shkruan Gazeta inFokus.

Neruazurët nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë terrenin vendas për të fituar dhe kështu janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Blaugranët kaluan të parët në epërsi në minutën e 23’ me golin e realizuar nga Carles Perez, kurse për Zikaltërit barazoi Romelu Lukaku në minutën e 44’.

-Advertisement-

Golin e fitores për Blaugranët e shënoi Anssumane Fati në minutën e 87’.

Pas këtij barazimi Barcelona e ka mbyllur fazën e grupeve në pozitën e parë me 14 pikë dhe ka kaluar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, kurse Interi mbetet i treti me 7 pikë dhe duhet të pajtohet me Evropa Ligë, pasi aty do ti vazhdoj garat.

Kujtojmë se nga ky grup është kualifikuar edhe Dortmundi që është renditur i dyti me 10 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera