Sport

Interi mposhtë Torinon me përmbysje rezultati

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 22 November 2020

Interi e ka mposhtur Torinon me përmbysje rezultati nga 0-2 në 4-2, në sfidën e vlefshme për xhiron e 9-të në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta inFokus.

Simone Zaza në minutën e 45+2’ e shënoi golin e parë në këtë takim për epërsinë e Torinos.

Mysafirët e dyfishuan rezultatin 2-0 në minutën e 62’ me anë të Cristian Ansaldi, i cili realizoi nga pika e bardhë.

-Advertisement-

Interi arriti ta ngushtonte rezultatin 1-2 në minutën e 64’ me golin e realizuar nga Alexis Sanchez.

‘Zikaltërit’ barazuan shifrat 2-2 me anë të Romelu Lukaku, i cili shënoi në minutën e 67’.

Lukaku më golin e dytë personal e kaloi Interin në epërsi 3-2 në minutën e 84’.

Për rezultatin përfundimtar 4-2 shënoi Lautaro Martinez në minutën e 90’.

Pas kësaj fitoreje Interi renditet i pesti me 15-të pikë, ndërsa Torino e 18-ta me pesë sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera