Sport

Interi mposhtë Spalin dhe merr primatin në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 01 December 2019

Pas barazimit të Juventusit 2-2 me Sassuolon, Interi ka shënuar fitore shumë të madhe ndaj Spalit me rezultat të ngushtë 2-1, në duelin e vlefshëm për javën e katërmbëdhjetë në Seri A, shkruan Gazeta inFokus.

‘Neruazurët’ arritën të fitonin me mund të madh, por këto tri pikë janë aq të rëndësishme saqë e rendisin Interin në pozitën e parë me 1 pikë më shumë se Juventusi.

Të dy golat për skuadrën e Contes i shënoi Martinez, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Valoti.

-Advertisement-

Kjo fitore e dërgon Interin në pozitën e parë me 37 pikë, një me shumë së Juventusi që renditet tashmë i dyti, ndërsa Spali mbetet i parafundit me 9 pikë të tubuara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera