Sport

Interi mposhtë Genoan dhe përforcon vendin e parë në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 28 February 2021

Interi e ka arritur edhe fitoren e pestë radhazi në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

‘Zikaltërit’ kanë triumfuar me rezultat 3-0 përballë Genoas, në sfidën e vlefshme për xhiron e 24-të në Serie A.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Guiesppe Meazza’, golat për vendasit i shënuan Romelu Lukaku (1’), Matteo Darmian (69’) dhe Alexis Sanchez (80’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Interi  e ka përforcuar pozitën e parë me 56 pikë, kurse Genoa mbetet e 13 me 26 sosh.

Ndeshjen e radhës Interi e luan në udhëtim te Parma, kurse Genoa e pret Sampdorian./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera