Sport

Interi ia shkakton humbjen e parë Milanit në vitin 2019 dhe ia rimerr pozitën e tretë në tabelë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 17 March 2019

Ka përfunduar derbi i xhiros së 28-të në Seria A i zhvilluar ndërmjet Milanit dhe Interit, shkruan Gazeta inFokus.

Përballja e zhvilluar në “San Siro’ dhuroi pesë gola.

Interi ka shënuar fitore në cilësinë e mysafirit më rezultat të ngushtë 3-2, duke e njoftuar me humbje Milanin, i cili në vitin 2019 nuk kishte asnjë disfatë në Serie A.

-Advertisement-

Golat për Zikaltërit i shënuan Vecino, De Vrij dhe Martinez, ndërsa për rosonerët realizuan Bakayoko dhe Musacchio.

Më këtë fitore Interi renditet i treti më 53 pikë, duke ia rimarr pozitën e tretë Milanit, i cili tani renditet i katërti më 51 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera