Sport

Interi gjen zgjidhje për danezin, projektohet shkëmbimi Xhaka-Eriksen

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 18 November 2020

Pas Xherdan Shaqirit, një tjetër futbollist shqiptar, por që luan për Zvicrën, mund të bëhet pjesë e Interit. Duke iu referuar lajmeve të mediave italiane dhe më konkretisht të “Corriere Dello Sport”, bëhet fjalë për Granit Xhakën, që mund të shkëmbehet me Christian Eriksenin.

Dygolëshi i futbollistit zikaltër me Danimarkën i shërben dhe Interit, jo dhe aq për mundësinë që danezi të ketë më shumë minuta me fanellën zikaltër (këtë sezon ka luajtur 7 nga 10 ndeshjet zyrtare, 4 si titular, pa lënë ndonjë shenjë të veçantë, sesa për faktin se paraqitja e tij me kombëtaren, kundër Islanës, ndoshta do ta bëjë më të kërkuar në merkato.

Tanimë, nëse nuk bën ndonjë mrekulli në 10 ndeshjet që ndajnë Interin nga pauza e shkurtër e Krishtlindjes, fati i Eriksenit duket i shkruar: të shitet në janar në mënyrë që nga largimi i tij të vijnë të ardhura ose të merret një mesfushor për të kompletuar repartin. Më shumë se opsioni francez, ku është i mundshëm me një shkëmbim me Paredes me PSG-në, Interi po shikon merkaton në Angli, me disa ndërmjetës që po studiojnë disponueshmërinë e klubeve të Premier League-s për të rikthyer në Ishull ish-lojtarin e Tottenhamit.

-Advertisement-

Mes skuadrave që mund të presin Eriksenin është me siguri Arsenali. Fanella e “Topçinjve” do t’i lejonte të kthehej në Londër, ndërsa Interit të merrte një kundërshpërblim teknik me vlerë të madhe, pikërisht Granit Xhakën. Mesfushorin shqiptar që me zbarkimin në “Emirates Stadium” të Thomas, ish-lojtarit të Atletikos së Madridit, nuk është më lojtari i palëvizshëm në formacion i sezoneve të shkuara. Në dy ndeshjet e fundit të Premier ka qëndruar në stol dhe ka luajtur në Europa League. Një sinjal i qartë që, nëse nuk ndryshon tendenca në 45 ditët që na ndajnë nga hapja e merkatos së janarit, mund ta shtyjë Granit Xhakën të reflektojë për të ardhmen e tij, duke pasur parasysh edhe Europianin që luhet vitin e ardhshëm.

Operacioni nuk është i lehtë, pasi mbetet për t’u parë nëse klubet do të gjejnë mirëkuptim në lidhje me vlerësimin e lojtarëve respektivë. Xhaka nuk ka karakteristikat e N’Golo Kante, lojtarit që Conte do të dëshironte para mbrojtjes, por për trajnerin e Interit me siguri do të ishte më i dobishëm se Eriksen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera