Sport

Interi fiton në udhëtim te Borussia Monchengladbachi

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 01 December 2020

Skuadra e Interit ka marrë një fitore tejet të madhe në udhëtim të Borussia Monchengladbachi, shkruan Gazeta inFokus.

‘Zikaltërit’ kanë triumfuar me rezultat 3-2, në sfidën e zhvilluar në kuadër të xhiros së pestë të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Golat për mysafirët i realizuan Romelu Lukaku në minutat (64’ dhe 73’) dhe Matteo Darmian (17’), kurse për vendasit shënoi Alassane Plea në minutat (45+1’ dhe 76’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Interi renditet i fundit me 5 pikë, kurse Monchengladbachi mbetet i pari me 8-të sosh.

Ndeshjen e fundit Interi e luan në shtëpi ndaj Shakhtar Donetskit, kurse Monchengladbachi në udhëtim te Real Madridi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera