Sport

Interi e humbet mundësinë të shpallet kampion dimëror në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 23 January 2021

Interi ka barazuar me rezultat 0-0 kundër Udineses në kuadër të xhiros së 19 të Serie A. Edhe pse zikaltërit e dominuan këtë takim ata nuk arritën që të fitojnë dhe kështu të shpallën kampion dimëror i Serie A

Udinese ia ka pamundësuar Interit që të shpallet kampion dimëror në Itali pasi që ka barazuar 0-0 me të.

Në pjesën e parë, Interi pati një dominim të lehtë, madje pati edhe një gol të anuluar për pozitë jashtë loje por që nuk arriti të kalojë në epërsi.

-Advertisement-

Kështu pjesa e parë përfundoi e barabartë me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, Inter aplikoi të njëjtën ndeshje, duke bërë presion lartë në mesfushën e Udineses, derisa vendasit vazhdimisht sulmonin me kundërsulme.

Në përgjithësi Inter pati 56 për qind të posedimit të topit karshi 46 për qind të Udineses, derisa pati 8 aksione në drejtim të portës se vendasve me katër nga të cilat përfunduan në portë.

Barazimi e lënë në vendin e dytë Interin me 41 pikë, dy më pak se Milan që përkundër humbjes nga Atalanta shpallet kampion dimëror në Serie A italine. /GazetaExpress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera