Sport

Interi e fiton Superkupën e Italisë në minutën e 120-të, Alexis Sanchez heroi i finales

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 12 January 2022

Skuadra e Interit e ka fituar Superkupën e Italisë për sezonin 2021, shkruan Gazeta inFokus.

‘Zikaltërit’ në finalen e kanë mposhtur Juventusin vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta me rezultat 2-1, pasi koha e rregullt u mbyll me shifrat 1-1.

Golin e fitores për vendasit e realizoi Alexis Sanchez në minutën e 120’, pas një gabimi amator në mbrojtën e ‘Zonjës së Vjetër’.

-Advertisement-

Golin tjetër për Interin e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 35’, kurse golin e vetëm për mysafiret e realizoi Weston McKennie në minutën e 25’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera