Sport

Interi e fiton derbin ndaj Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 17 January 2021

Interi e ka fituar derbin ndaj Juventusit me rezultat 2-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e 18-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Guieseppe Meazza’ në Milano, skuadra e Interit ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull.

Golat për ‘Zikaltërit’ i realizuan Arturo Vidal në minutën e 12’ dhe Nicolo Barella në minutën e 52’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Interi renditet i dyti me 40 pikë, aq sa ka edhe Milani, por ‘Rosonerët’ kanë një ndeshje me pak të zhvilluar, kurse ‘Zonja e Vjetër’ mbetet e pesta me 33 pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera