Sport

Interi demolon Milanin dhe vazhdon i vetëm kryesimin në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 21 February 2021

Interi e ka demoluar Milanin, pasi e ka mposhtur në udhëtim me rezultat 3-0, në sfidën e zhvilluar në kuadër të javës së 23-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e luajtur në stadiumin ‘San Siro’ në Milano, golat për skuadër e Interit i shënuan Lautaro Martinez 2x (5’ dhe 57’) dhe Romelu Lukaku (66’).

Pas kësaj fitoreje Interi vazhdon kryesimin i vetëm në Serie A, pasi tani ka 4 pikë me shumë se Milani që ka mbetur i dyti.

-Advertisement-

Ndeshjen e ardhshme ‘Zikaltërit’ e luajnë në shtëpi ndaj Genoas, kurse ‘Rosonerët’ në udhëtim te Roma./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera