Sport

Interi apo Milani, kjo skuadër ka vlerë me të madhe në tregun e transferimeve

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 26 January 2021

Inter dhe Milan do të përballen sonte në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë me fillim nga ora 20:45.

Të dyja këto ekipe po luftojnë fytafyt edhe në ligë, teksa zënë dy vendet e para në tabelë, shkruan Gazeta Express.

Por, cili ekip ka vlerë më të madhe aktualisht?

-Advertisement-

Sipas sajtit të njohur, Transfermarkt, Interi ka vlerë më të madhe sesa Milani.

Nerazzurët” kapin vlerën e 607.3 milionë eurove, kurse “Rossonerët” 500.8 milionë euro.

Lojtari më i vlefshëm tek Interi është Romelu Lukaku me 90 milionë euro, kurse te Milani është Donnarumma me 30 milionë më pak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera