Lajme

Interesim më i shtuar në orët e mbrëmjes për të votuar në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 14 November 2021

Në shkollën “Ali Kelmendi” në Vushtrri, qytetarët që nuk kanë mundur të votojnë paradite po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës pasdite, para se të mbyllen qendrat e votimit.

Drejtori i kësaj qendre të votimit, Milazim Hyseni tregoi se sa është përqindja e daljes së qytetarëve deri më tani, njofton Klankosova.tv.

“Duke e llogaritur nga ora 15:00 deri tani janë 10 përqind më shumë qytetarë. Në orën 15:00 përqindja e daljes së qytetarëve ka qenë diku 20, ndërsa tani është përafërsishr 30 përqind”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera