Lajme

Interesim i madh për Fakultetin e Edukimit dhe Juridik Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 19 July 2017

Për 1005 vende në Universitetin e “Isa Boletini” në Mitrovicë, sipas konkursit të shpallur për pranimin e studentëve në vitin akademik 2017/18, kanë aplikuar 1335 kandidatë.

Në kuadër të numrit të përgjithshëm, 871 kandidatë është planifikuar të pranohen nga Kosova, 17 nga Familjet e Dëshmorëve, 107 nga komunitetet joshumicë dhe 10 nga Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Edhe sivjet interesimi më i madh ka qenë për Fakultetin e Edukimit dhe Juridik.

Për 200 vende në Fakultetin e Edukimit kanë aplikuar 708 kandidatë, ndërsa për 185 vende në Fakultetin Juridik, kanë aplikuar 360 kandidatë. Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, tha se faza e aplikimit ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur asnjë problem.

-Advertisement-

Sipas tij, edhe provimi pranues që ka nisur të mërkurën është organizuar mirë.

“Aplikantët janë njoftuar me kohë për provimin pranues, për orarin e mbajtjes së provimit, për sallat ku janë të përcaktuar, si dhe për çështje tjera që janë në interes të studentëve”, ka thënë Musaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera