Lajme

Interesim i madh për t’u vaksinuar në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 15 June 2021

Qytetarë të shumtë kanë pritur në radhë gjatë ditës së martë për t’u vaksinuar kundër virusit Corona në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Shemsie Novebërdaliu ka treguar se ka aplikuar para dy javësh për t’u vaksinuar. Ajo ka thënë se tani ka arritur ta marrë dozën e parë të vaksinës Anti-Covid.

“Kjo është si vaksinat e zakonshme, s’ka nevojë për frikë”, është shprehur ajo.

-Advertisement-

Ndërsa, Ganimete Vokrri ka treguar se e ka marrë dozën e parë të vaksinës Anti-Covid dhe se po ndihet mjaftë mirë. Njënjtë është shprehur edhe Xhafer Zeneli, i cili ka treguar se e ka marrë po ashtu vaksinën dhe po ndihet mirë.

Ndërsa, siç edhe kishte paralajmëruar Qeveria gjatë ditës ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve në gjithë vendin.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se do të vaksinohen deri në 60% e qytetarëve dhe se do të jepen 320 mijë vaksina në muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera