Lajme

Interesim i madh për të votuar në Podujevë, qytetarët kërkojnë ndryshime

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 29 November 2020

Me kohë dhe me gjitha përgatitjet e nevojshme ka nisur votimi edhe në gjimnazin, “Aleksandër Gjuvani” në Podujevë. Në këtë qendër votimi, interesimi i qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese ka qenë i madh. Ndërkohë janë shprehur se pritshmëritë e tyre pas zgjedhjeve janë për ndryshime. E këtë mëngjes është parë edhe respektim i masave anti-Covdi 19.

Kryesuesi i qendrës, Naim Saliu u shpreh i kënaqur me procesin e hapjes së votimit dhe respektimin e masava anti-Covid.

“Procesi ka filluar mbarë, gjitha kutitë e votimit janë hapur me kohë dhe votuesit veçse kanë filluar të votojnë…për momentin nuk është lajmëruar ndonjë mungesë gjitha materialet i kemi…numri total është 3560 votues me katër vendvotime…masat janë duke respektuar besoj që mirë shpresoj që edhe gjatë ditës”, tha ai.

-Advertisement-

E qytetari Bajram Tahiri pasi e kreu obligimin e tij qytetarë, tha se po shpresojmë për ndryshime në menaxhimin e komunës së Podujevës.

“Procesi i votimit shkojë mirë, gjithçka në rregull shpresojmë që të rregullohet diçka në komunën tonë…pritshmëritë tona janë më shumë për ndryshime. ndryshime që të bëhet më mirë, pasi nuk ka qenë mirë”, tha ai

Qytetari tjetër u shpreh më këmbëngulës në kërkim të ndryshimeve.

“Me kryë një obligim qytetarë edhe po shpresojmë për ndryshime…për asgjë sidomos në Llap “zibidi” krejt shkret as me udhëheqje as hiç nuk jemi të kënaqur, hiç”, ka thënë ai..

Në zgjedhjet e sotme në komunën e Podujevës janë 45 Qendra të Votimit me gjithsej 115 vendvotime, ku kanë të drejtë 87 mijë e 381 persona./kp/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera