Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, FFK del me njoftim!
Autori: Gazeta inFokus
13:06 | 27 March 2026
Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që besojnë dhe e mbështesin pandërprerë Kombëtaren.
Përkrahja e jashtëzakonshme nga qytetarët, si në vend ashtu edhe në diasporë, përfshirë edhe numrin e madh të atyre që udhëtuan drejt Sllovakisë, sipas FFK-së, është dëshmi e lidhjes së fortë dhe të përhershme me fanellën dardane.
Duke qenë se interesi për ndeshjen finale Kosovë – Turqi tejkalon kapacitetin e stadiumit, bëhet e ditur se FFK, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do të organizojë aktivitete të veçanta në kryeqytet, ku përmes ekraneve gjigante qytetarët do të kenë mundësinë ta ndjekin këtë përballje historike.
“Qëllimi është krijimi i një atmosfere gjithëpërfshirëse, ku secili tifoz të ndjejë emocionin dhe krenarinë e përkrahjes ndaj Kombëtares së Kosovës. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që siguruan biletat për këtë ndeshje, edhe në një fazë kur ende nuk ishte e konfirmuar nëse do të bëhej fjalë për një finale apo një ndeshje miqësore, një dëshmi kjo e besimit dhe dashurisë së madhe ndaj ekipit dardan”, thuhet në njoftimin zyrtar të Federatës.
“Në të njëjtën kohë, shprehim keqardhje për pamundësinë që t’i përgjigjemi interesimit të jashtëzakonshëm të tifozëve për të qenë të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke pasur parasysh kapacitetin e kufizuar të tij. Andaj, edhe një herë njoftojmë opinionin publik se nuk ka më asnjë biletë në dispozicion. Një pjesë e tyre janë të rezervuara për tifozët mysafirë, sipas obligimeve ndërkombëtare, si dhe për partnerët, ku edhe këtë herë numri ka qenë tejet i kufizuar”.
Federata thekson se është e obliguar t’u përmbahet rregulloreve të UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat nuk lejojnë tejkalimin e kapacitetit të regjistruar zyrtarisht të stadiumit, prandaj nuk ekziston asnjë mundësi për tejkalim të numrit të përcaktuar të biletave.
“Me besimin dhe shpresën se kjo ndeshje do të kurorëzohet me sukses, synimi ynë i përbashkët mbetet që festa e futbollit të shtrihet në çdo cep të vendit. Prandaj, ftojmë qytetarët që mbështetjen për djemtë dardanë ta japin nga sheshet, por edhe nga shtëpitë e tyre. Përkrahja e tyre ndjehet kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Të bashkuar për suksesin historik! Forca Kosovë!”.

T� tjera
-
Shembet një pllakë betoni në një objekt në ndërtim në Prizren, lëndohen pesë punëtorë
jë incident është raportuar në një objekt në ndërtim në Prizren, ku dyshohet ...
-
“Këtë punë e kryej me burra dhe kanun se nuk merrna me femra”- Ish-profesori i UP-së s’e pranon fajësinë për kanosjen e ish-studentes së tij
Ish-profesori i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Beki...
-
17 raste të dhunës në familje për tre ditë pas vrạsjes së Arlinda Zekajt
Vrasja makabër e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, mbrëmjen e së dielës,...
-
PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës
Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjat...
-
“Kujt tjetër duhej t’i drejtohej Arlinda për ndihmë?”, Deliu kërkon llogari nga KPK-ja
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kërkuar ll...
-
Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj
Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, ndaj të cilit Gjykata Themelo...
-
Haradinaj: Aleanca nuk i nënshtrohet regjimit të Kurtit
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij nuk do...
-
Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin
Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore ka raportuar në Komisionin për të D...
-
Publikohet i plotë vendimi i Gjykatës për caktimin e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt
Gjykata Themelore në Pejë të martën (27 tetor) ka caktuar masën e paraburgimi...
-
Këto janë vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratua...
-
Kurti feston për “arritje historike” në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët morën rezultatin e dytë më të mirë ndonjëherë
Albin Kurti feston “arritjen historike” të shqiptarëve në Serbi në zgjedhjet ...
-
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka vendosur transferimin e kr...
































