Kulturë

Interesim i madh për “DokuFest”: Mbi 3000 aplikime për pjesëmarrje

Autori: Islam Morina 14:36 | 19 May 2021

Situata e krijuar që nga viti i kaluar si pasojë e pandemisë me virusin Covid-19, nuk e ka penguar interesimin e madh për pjesëmarrje në edicionin e kësaj vere të “DokuFest”-it, shkruan Gazeta Infokus.

Për Gazetën Infokus nga “DokuFest” kanë thënë se edhe përkundër kësaj situate ka interesim të kënaqshëm dhe se presin që ky interesim të shënoi rrije në ditët dhe javët që vijnë.

“Duke marr parasysh situatën mund të themi se interesimi për “DokuFest” është i kënaqshëm. Ne presim që ky interesim të rritet në ditët dhe javët ne vijim”, thonë nga “DokuFest”.

-Advertisement-

Nga “DokuFest”-i për Gazetën Infokus, kanë thënë se interesim ka pasur për të gjitha kategoritë konkurruese, ku në përgjithësi janë bërë 3030 aplikime në 9 kategori, por që më së shumti aplikime janë bërë në kategorinë e filmave të shkurtë, me 974 aplikime.

“Në përgjithësi kanë aplikuar 3030 filma për ketë edicion. Prej tyre 665 për kategorinë e filmave dokumentar të gjatë, 937 për atë të shkurtë dokumentar, 974 për kategorinë e filmave të shkurtë, 176 për kategorinë e filmave për drejtat e njeriut, 64 për kategorinë Green, 53 për kategorinë Truth, 30 për kategorinë e filmave Kombëtar, 79 për kategorinë e filmave nga Ballkani dhe 116 për DokuKids”.

Kurse sa i përket mundësisë së mbajtjes se këtij edicioni me prani të publikut, në “DokuFest” mbeten optimist që ky vit i edicionit jubilar të këtij festivali të mund të mbahet me publik.

“Ne jemi optimist për një edicion jubilar të “Dokufest”-it me publik këtë vit”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Gazetën Infokus nga “DokuFest”-i./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera