Sport

Interesante: Vetëm katër klube të Superligës kanë websajt zyrtar

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 21 January 2020

Jemi në vitin 2020, jemi të pranuar në UEFA e FIFA, jemi shumë afër që si shtet të kualifikohemi për herë të parë në një Kampionatin Evropian “EURO 2020”, por sa i përket nivelit të ligës vendore jemi akoma larg, shkruan Gazeta inFokus.

Në elitën e futbollit kosovar garojnë 12-të skuadra, por vetëm katër prej tyre kanë websajt zyrtar.

Prishtina, Feronikeli, Llapi dhe Drita janë katër klubet e vetme që fansat e tyre dhe opinionin sportiv e informojnë përmes websajtit zyrtar të klubit.

-Advertisement-

Tetë klubet tjera informacionet brenda skuadrës i publikojnë vetëm në faqen e klubit në rrjetin social ‘facebook’.

Ndryshe, në edicionin 2019/2020 në Superligë pas përfundimit të stinorit vjeshtor, skuadra e Ballkanit është liderë me 34 pikë, ndjekur nga Gjilani që 2 pikë më pak dhe Drita e Prishtina që renditen në pozitën 3 dhe 4 më nga 32 pikë përkatësisht 31./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera