Sport

Interesante: Ja çfarë kanë bërë pas ndeshjes Munishi me Batatinën

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 22 November 2020

Ballkani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Llapit me rezultat 4-2, në sfidën e zhvilluar në kuadër të xhiros së 13-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për ‘portokallinjtë’ i realizuan Nazmi Gripshi (12’ edhe 38’), Ermal Krasniqi (23’) dhe Mirlind Daku (44’), kurse për mysafirët shënuan Elvis Prençi (52’) dhe Ahmed Januzi (79’).

Pas ndeshjes as trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, e as ai i Llapit, Tahir Batatina, nuk u deklaruan për media.

-Advertisement-

Arsyet pse nuk folën Munishi e Batatina pas lojës nuk janë bërë të ditura.

Pas këtij triumfi Ballkani vazhdon kryesimin në Superligë me 29-të pikë, tri më shumë se Drita që ka një ndeshje me pak të luajtur, kurse Llapi mbetet i 9-ti me 8-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera