Sport

Inter, zyrtarizohet Spalletti: Të gatshëm për betejën

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 09 June 2017

Prezantimi i tij do të bëhet javën e ardhshme, por Luciano Spalletti ka nisur ditën e tij të parë në “Appiano Gentile”. Kjo është bërë e ditur përmes mesazheve në rrjetet sociale të klubit zikaltër.

“Çdo familje qëllon që të ketë momente vështirësie, e rëndësishme është që gjejnë forcën dhe të jenë gati përpara një beteje”, shkruhet në mesazhin e zikaltërve, që përfundon me frazën “Inter po rikthehet”.

Momentet e vështira në sezonin e fundit nuk munguan në fakt, por beteja e vërtetë mund të nisë qysh nga merkatoja e kësaj vere, me zikaltrit që kanë vendosur në shënjestrën e tyre lojtarë si Rudiger dhe Dalbert.

-Advertisement-

Por vetëm pak pas orës 16 të kësaj të premteje erdhi edhe një mesazh i dytë. “Luciano Spalletti është trajneri i ri i Interit”. Së bashku me hashtagun “Interi po rikthehet”, tashmë shihej edhe ai i mirëpritjes së trajnerit të ri “Mirësevjen Luciano”.

Teksa është rikthyer në Itali pas udhëtimit në Kinë, ku është takuar me presidentin Zhang Jindong, Spalletti është takuar në kampin stërvitor të skuadrës disa nga menaxherët më të lartë të klubit, për të nisur llogaritë për sezonin e ri.

Mes atyre që u takuan ishte koordinatori teknik, Walter Sabatini, drejtori sportiv Piero Ausilio, drejtori i përgjithshëm Giovanni Gardini, dhe zëvendëspresidenti Javier Zanetti. Sa i përket trajnerit, bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare me 4 milionë euro në sezon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera