Sport

Inter – Vrsaljko, ky është lajmi i fundit nga Italia

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 20 July 2018
Sime Vrsaljko mund të rikthehet në Serie A, ku po kërkohet nga Interi.
Nerazzurët janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë pas largimit të Cancelos, dhe reprezentuesi kroat mbetet lojtari i tyre i preferuar.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, kalimin te Inter po e pëlqen edhe Vrsaljko, që i ka bërë të ditur Atletico Madridit dëshirën për t’u rikthyer në Serie A.

Oferta e Interit është një huazim prej gjashtë milionë eurosh me opsion blerje 25 milionë eurosh.

26 vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, ku ka veshur fanellat e Genoa dhe Sassuolo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera