Intensifikohen takimet e Odave Ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 28 September 2017
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se janë duke u intensifikuar takimet e Odave Ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ardhmëria e gjithë neve është një stabilitet ekonomik, që do të reflektojë edhe në stabilitet politik dhe social. ndikojnë në imazh pozitiv për vendet e Ballkanit nga një vend i sfidave në një trevë të zhvillimit. Kur flitet për barrierat në mes të raporteve Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi thënë se këto barriera i takojnë të kaluarës. Agjenda politike është e ngarkuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Më 1958 me traktatin e Romës, ekonomia ka qenë elementi kyç për të afruar popujt. Janë sfidat e shumta”, tha ai.
Kryetari i Odës Ekonomike dhe Industrisë të Serbisë, Marko Çadezh i cili ndodhet për herë të parë në një takim të tillë në Kosovë si kryetar i Odës Ekonomike, ka thënë se është i rëndësishme fakti se dy vendet kanë filluar bashkëpunimin dhe që lidhjet ekzistojnë.
“Ne nuk kemi shkop magjik që t’i zgjidhim të gjitha problemet. Por dua t’i falënderoj njerëzit që janë bashkuar së fundmi. Ne kemi biseduar se çka mund të bëhet që të arrijmë rezultate të mëdha. Ne kemi sjellë këtu rreth 300 kompani nga Oda Ekonomike e Serbisë dhe Kosovës, dhe është vendosur themeli se lidhjet ekzistojnë. Ajo ka qenë atëherë e rëndësishme dhe formularët që zbatohen janë model për të tjera certifikata. Është përparuar shërbimi i doganave, pastaj qarkullimi i mallrave. Këto janë çështje që tingëllojnë ndoshta të lodhshme por kjo është jeta dhe e ndikon punën sepse nesër ndoshta do të keni mundësinë të punësoni njerëz” ka thënë ai.
Me këtë rast ambasadori Britanik në Prishtinë, Ruairi O’Connell, i është dhënë një mirënjohje për kontributin që ka dhënë. O’Connell është shprehur i befasuar me ftesën që ka marrë për të qenë pjesë e këtij takimi përderisa ka shtuar se janë komitetet ato që japin kontributin kryesorë në thyerjen e barrierave dhe krijimin e lidhjeve.
“Është një nderi i vërtet dhe i papritur, isha i befasuar me këtë ftesë, nga fjalët e ngrohta që u thanë. Unë mendoj se politika dhe marrëdhëniet politike janë më rëndësi, por dua të theksoj se ndryshimet vijnë nga komunitetet. Është mirë të shohësh se ekzistojnë lidhjet ndërmjet këtyre dy vendeve që kanë qenë të shkëputura për një kohë…. Nuk është kjo çështje për lider, por është për njerëz të të gjitha niveleve. Puna e dy odave ekonomike e dëshmon këtë, është e mundshme sepse merren me gjëra të vërteta”, tha ai.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...