Inteligjenca ukrainase publikon listën e ushtarëve rusë të përfshirë në “masakrën e Bucha-s”
Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 04 April 2022
Inteligjenca ukrainase ka bërë publike një listë të ushtarëve rusë të Brigadës së 64-të që kryen “krime lufte” kundër popullit të Ukrainës në qytetin Bucha.
“Çdo ukrainas duhet t’i dijë emrat e tyre! Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR) mori një listë të ushtarakëve të Brigadës së 64-të të Pushkave të Motorizuara që kryen krime lufte kundër popullit të Ukrainës në qytetin e Bucha-s”, thekson në Facebook GUR-i ukrainas.
Departamenti ukrainas siguron se të gjithë kriminelët e luftës do të mbajnë përgjegjësi për krimet e kryera kundër popullatës civile të Ukrainës.
Lista e pushtuesve rusë që kryen mizori kundër popullit ukrainas në Bucha mund të gjendet këtu.
Më herët, u shfaqën informacione zyrtare për çlirimin përfundimtar të të gjithë rajonit të Kiev-it nga trupat ruse.
Fill pas kësaj, u shfaqën foto për mizoritë e forcave ruse.
Sipas autoriteteve ukrainase, trupat ruse vranë, përdhunuan, abuzuan dhe torturuan njerëz.
Në fotot tronditëse nga Bucha, të cilat më pas u shfaqën në rrjet, shihet se forcat ruse po vrisnin njerëz të lidhur.
Mbrojtësit ukrainas gjetën më pas një varr masiv me më shumë se 280 trupa civilësh me shenja vdekjeje të dhunshme.
Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse mohoi përfshirjen e tyre, duke argumentuar se pamjet nga Bucha dhe qytete të tjera dyshohet se janë “një provokim i radikalëve ukrainas”. /Albanianpost.com/
Të tjera
-
Krimet Ekonomike arrestojnë instruktorin e një autoshkolle, mori ryshfet për t’ia kryer dikujt testin për patentë
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsio...
-
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksidentin në Keqekollë, ish ushtar i UÇK-së
Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi sot mes një veture dhe një autobusi në...
-
Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për t’i përjashtuar disa prova në lidhje me një dëshmitar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është miratuar kërkesa e ...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e 14 të lënduarve në aksidentin në Keqekollë ku një person humbi jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Keqekollë të Prishtinës në mes t...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë, vdés 1 person, 14 të tjerë të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Keqekollë të Prishtinës në mes t...
-
“Kom me të m yt ty dhe vëllain tuaj”, Gjykata cakton dënimin për burrin që kër*ënoi gruan e tij me ar më
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj një burri pasi ...
-
Hamza në Ambasadën e SHBA takon Hovenier: Imperative që të koordinohemi ngushtë për interest e vendit
Kryetari i Mitrovicës, tash edhe kandidat i PDK’së për kryeministër, Bedri Ha...
-
Ngritet aktakuzë ndaj Sveçlës dhe tre deputetëve të tjerë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Ministrit i Punëv...
-
Vërshohet qendra e Gjilanit
Shiu e breshëri ditëve të fundit ka kapluar secilin nga qytetet e Kosovës. ...
-
Beogradi mbushet me postera të Slobodan Miloshevicit me mbishkrimin “Kosova është Sërbi”
Kryeqyteti i Serbisë, Beogradi është mbushur me postera nacionalist ku përdor...
-
Djathtistët në Serbi bllokojnë festivalin “Mirëdita, dobar dan”
Para “Dorćol Platz”-it në Beograd, ku sot fillon festivali “Mirëdita, dobar d...
-
Kuvendi: Asnjë deputeti, as të Listës Serbe, s’do t’u humbiste mandati në rast të mosmbajtjes së seancës sot
Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se asnjë deputeti, përfshirë deputetët nga...