Lajme

Inteligjenca pa shef, çfarë detyra ka kryespiuni?

Autori: Halil Berisha 17:42 | 06 November 2019

Agjencioni Kosovar për Inteligjencë, konsiderohet si institucioni me informatat më të ndjeshme në vend.

Andaj, edhe puna e saj mbetet sekrete për publikun, shkruan gazeta inFokus.

Sekret, janë edhe punonjësit e këtij institucioni, përveç tre prej tyre, që janë në pozita udhëheqëse.

-Advertisement-

Fjala është për drejtorin, zëvendës drejtorin, e inspektorin e përgjithshëm.

Tash AKI, ka mbetur pa drejtor, pasi ai që mbajti këtë pozitë, Shpend Maxhuni, këtë të mërkurë dha dorëheqje, shkruan gazeta inFokus.

Por, cilat janë detyrat e kryespiunit?

Sipas ligjit për AKI-në, drejtori i këtij institucioni, është përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit të këtij institucioni, derisa i përgjigjet drejtpërdrejtë Kryeministrit.

Gjithashtu, shefi i AKI-së, shërben edhe si këshilltar i Presidentit e Kryeministrit, për çështje të inteligjencës që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës, derisa edhe i njofton këta të dy për aktivitetet e AKI-së.

Njëherësh është edhe përgjegjës për mbledhjen, analizën, prodhimin e shpënrdarjen e informatave e siguron që kjo të bëhet me kohë e në mënyrë objektive e të pandikuar nga arsyet politike, shkruan gazeta inFokus.

Drejtori i AKI-së, gjithashtu mbron burimet e inteligjencës dhe metodat e veprimit si dhe informacionin tjetër të klasifikuar nga shpalosja e pa autorizuar.

Tutje, pozita më e rëndësishme në inteligjencë, ka pushtet ekskluziv të emërojë punonjësit në AKI, që do të bëhet sipas parimeve të parashtruara në ligj e rregullorën e organizimit të brendshëm.

Ai, ka për detyrë edhe të vendos e koordinoj marrëdhëniet me agjencitë e inteligjencës e sigurisë të qeverive të huaja, siguron që AKI nuk merr asnjë veprim që mund të krijoj dyshim të arsyeshëm që AKI është e angazhuar në avancim, mbrojtje apo dëmtim të interesave të cilitdo komunitet apo parti.

Siguron që AKI nuk ndërmerr asnjë veprim me qëllim të ndikimit në proceset politike, opinionit publik, politika e media në Kosovë.

Gjithasthu, edhe propozon buxhetin vjetor të bazuar në udhëzimet nga Platforma e Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë e dorëzon propozimin bashkë me mendimin e ministrit të Finançave e Ekonomisë për përfshirje në buxhetin vjetor.

Përgatit raporte e propozon plane e programe të AKI-së dhe platformën vjetore të politikës së Inteligjencës e Sigurisë.

Inicion e nënshkruan Memorandume të Mirëkuptimit e Bashkëpunimit me Institucione e organe tjera dhe raporton para Komisionit parlamentar mbikqyrës, shkruan gazeta inFokus.

Gjitahsthu, ka për detyrë të i përgjigjet ndaj ankesave të individëve që besojnë se të drejtat e tyre janë shkelur nga ana e AKI-së.

E tash, që Shpend Maxhuni, që mbajti këtë pozitë, deri të mërkurën e 6 nëntorit, ka dhënë dorëheqje, kjo pozitë, sipas ligjit për AKI-në, Presidenti i Kosovës bashkë me Kryeministrin duhet të emërojnë drejtorin e ri të AKI-së, brenda 20 ditësh pune, që nga dita kur pozita mbetet e lirë.

E kjo i bije që më së largu, drejtori i ri, duhet të emërohet deri më datën 4 dhjetor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera