Lajme

Inteligjenca ngre alarmin: 23 mijë ‘terroristë të mundshëm’ jetojnë në Britani

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 29 May 2017

Rreth 23,000 ekstremistë që jetojnë aktualisht në Britani janë identifikuar nga shërbimet e inteligjencës si terroristë të mundshëm, raporton “Times”, duke cituar zyrtarët e qeverisë.

Rreth 3,000 prej tyre janë nën hetim si kërcënime të mundshme.

“Shkalla e madhe” e kërcënimit terrorist në Britani është zbuluar pas sulmit të Mançesterit,ku u vranë dhe plagosën dhjetëra të rinj.

-Advertisement-

Agjencia britanike e Inteligjencës, MI6-ta po heton për 3,000 individë, raporton gazeta britanike, duke shpjeguar se lista e të dyshuarve është përditësuar vazhdimisht.

Autori i sulmit të fundit terrorist në Mançester, Salman Abedi, ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës, të cilat ishin paralajmëruar 5 herë për rrezikun që ai paraqiste

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera