Lajme

Intelektualit nga Drenoci i mbetet merak që nuk kandidoi për deputet: Do t’i merrja 43 mijë vota

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 29 January 2021

Me siguri ju kujtohet intelektuali nga Drenovci i cili u bë i famshëm për deklaratën e tij që ankohej pse nuk kishte asnjë kandidat nga ky vend për deputet, duke përmendur Astrazubin, Pagarushën , Lladrovcin, Bellanicën e Kievën.

Krasniqi në emisionin #gjesi e ka pranuar se deklarata e tij ka bërë bujë.

“Unë kam dal vetë jam revoltu, pastaj kjo ka bërë bujë”, thotë ai, duke shtuar se Malisheva është vend i patriotizmit.

-Advertisement-

“Malisheva është vend i patriotizmit, nuk është i intelektualizmit”, shton ai.

Ai ka thënë se vatër e intelektualizmit është Gjakova.

Krasniqit i ka mbetur peng që nuk është futur në listën e Vetëvendosjes për deputet.

“Kam pas dëshirë me hi në listë të VV-së, arsyeja me i marrë 43 mijë vota e jo me mbet në prag. Ka shku me vonesë kërkesa ime, ka qenë një gjigant i veprimtarisë kombëtare, Gani Krasniqi. Nëse edhe Albini dështon do të jemi në një situatë që dot ë pasojë me eksod do të boshatiset e tërë Kosova”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera