Intelektuali vs turma
Autori: Halil Matoshi 16:36 | 02 November 2020
1.
Mendimtari është vetmitar – ai nuk ban “NE” me askënd. Prandej, ai sot është inekzistent, është shndërru në simulacrum.
Punon online – nga shtëpia!?
2.
Pikërisht, mendimi kritik e veçon njeriun e lirë nga skllavi i bindjeve dhe besimeve – e totemeve parake – duke i dhënë atij fuqinë me e kapërcy epokën e tij.
“Refuzim do të thotë të mos pranosh, të mos pranosh atë që të imponohet, e kjo varet nga qëndrimi personal dhe nga ai i përgjithshëm.
Refuzimi më real është ai që mbështetet në bindjen,e bindja në argument, apo në temë thënë me terminologji antike greke. Gjithsesi do thënë se refuzimi realizohet në aporinë e pazgjidhshme të raportit trikotomik imponimi-pranimi- refuzimi. (…)
Dhe ne, përmes refuzimit, çlirohemi nga opresioni ose biem viktima të tij, bëhemi robër të tij. Njeriu në këtë plan, ka vetëm dy zgjidhje, thjesht e shkurt: po e jo. (…)”
(Ibrahim Rugova; “Refuzimi estetik”, (Kompleti i veprave; Fq 11-12. “Faik Konica”, Prishtinë, 2005.)
Sepse njeriun e shquen intenca e rebelimit kunder shtrengesave. Kunder dogmes.
3.
“Që nga Rilindja Europiane e deri në epokën e iluminizmit, program i Kohëve Moderne ka qenë ta çlirojë shpirtin njerëzor nga e vërteta e Zbulesës dhe nga dogmat e Kishës.
I çliruar nga çdo tutelë, njeriu tashmë nuk kishte kujt t’i jepte llogari përveçse arsyes së vet.
Ai dilte nga gjendja e tij prej të mituri (sipas formulës së famshme të Kantit) dhe shpallej i aftë për të menduar pa ndihmën e babait. Këtij përcaktimi të njeriut të rritur Renani i shton një klauzolë, duke shkëputur jetën shpirtërore nga bashkësia ku ajo i ka rrënjët.
Tek njeriu – pohon Renan – ka një fuqi ndarjeje: ai mund ta shkëpus vetën nga konteksti i vet, të dalë nga sfera kombëtare, të flasë, të mendojë e të krijojë pa dëshmuar aty për aty tërësinë nga e cila ka lindur. Me fjalë të tjera, luftën madhështore për mëvetësinë e tij kundrejt instancave atërore që kërkonin t’ia ngushtonin fushën e mendimit, ai nuk e ka fituar për t’u gëlltitur, në çast , nga kjo nënë e përbindshme: kultura. Para kulturës i franceze, kulturës gjermane apo kulturës italiane, ka një kulturë njerëzore… (Alain Finkielkraut “Disfata e mendimit”; Botoi “Marin Barleti”, Tiranë 1999.)
4.
Turma ka nevojë për bukë e lojëra dhe përballje të dhunshme. Pas daljës nga historia të shtypit, Televizioni (mjeti ‘arkaik’ i komunikimit ende i gjallë) po u jep turmave kënaqësinë e rrezikut të naltë, Fake News e dhunë verbale (edhe fizike), seksuzëm e misogjini, nacionalizëm dhe pështyma…
Studiot televizive janë shndërru në laboratorë ku dizajnohet racizmi!?
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...