Lajme

Intelektuali Agim Bahtiri godet komandantët

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 18 May 2017

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka thënë se ka kaluar koha e komandantëve dhe ka ardhur koha e njerëzve intelektualë e biznesmenëve për ta çuar Kosovën përpara.

Bahtiri ka thënë në tubimin e kandidatit për kryeministër të koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti me të rinjtë se Kosova evropiane bëhet me njerëz akademikë, shkruan arbresh.info.

“Kemi nevojë për mirëqenie, për zhvillim më të mirë, për një ekonomi ndryshe, për një rrugë evropiane bëhet me njerëz akademikë, jo akademikë të pasluftës. Ka kaluar koha e komandantave, ka ardhur koha e njerëzve intelektualë, njerëzve të biznesit”, ka thënë Bahtiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera