Integrimi i Shqipërisë në BE, Bregu sulmon qeverinë: Fillojmë nesër, por do nerva të forta
Autori: Gazeta inFokus
19:50 | 03 Shtator 2017
Deputetja e Partisë Demokratike ,Majlinda Bregu, me ane te një statusi ne “Facebook”, ka reaguar persa i përket te ardhmes se vendit tone ne BE. Ajo shprehet se asgjë nuk mund te behet nëse nuk janë njerëzit e duhur, ata qe drejtojnë vendin.
Statusi i plote
Kur Jean Monnet tha: “Asgjë nuk është e mundur pa njerëz, pa institucione nuk zgjat asgjë,-nuk kishte si t’i merrte me mend dilemat, gabimet dhe rreziqet që kërcënojnë sot projektin europian. Për këdo që ka punuar dhe është marrë me andrallat e kësaj përpjekje, përfshirë mua nuk besoj ka qenë aq e qashtër vetëdija për grackat e kësaj rruge.
Mua m’u deshën per shembull disa vite për të kuptuar mungesën e dukshme të shqetësimit ndër ne,vendimmarrësit, për problemin e vërtetë që kemi me rrugëtimin tonë Europian: Ne duam të jemi në Europë, por e kemi kaq të zorshme të investojmë pandërprere e palakuar që kjo, të paktën për sa na takon ne, të jetë e patëmetë!
Dhe për të qënë e tillë, do këmbëngulje, metodologji, dhe nerva të forta. Eksperienca më mësoi gjithashtu,sa nevojën për të ruajtur të pandryshuar vullnetin politik pro europian, po aq dhe rëndësinë e rendit të duhur të punëve, asnjëherë të mbaruara tërësisht për një proçes kaq “të ngeshëm”, si ky i Integrimit Evropian. Thënë këtë dhe meqë një sfidë çon në një tjetër, ndjehem mirë që në një kohë kaq të shkurtër dhe jo aq të lehtë, kemi arritur të ngremë dhe organizojmë Shkollën Verore Evropiane,si një iniciativë e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian.
Edhe pse ky është viti i dytë, përpjekja për të përmirësuar dhe zgjeruar më tej rrezen e kësaj nxënie, ka qenë edhe më e madhe. Edhe më e lodhshme po të doni. Shpresoj që kjo Shkollë do të vazhdojë t’i ndihmojë të përgjumurit që të zgjohen, edhe si një përpjekje e parë institucionale për të forcuar kapacitetet e të gjithë aktorëve në këtë proçes. Janë institucionet ato që zgjasin, por pa njerëzit e duhur, nuk bëhet asgjë. Nëse Jean Monnet do të na shihte sot, jam besimplotë se do të ishte “i lumtur”me dozën tonë të idealizmit pragmatik lidhur me BE e sotme.
Fillojmë nesër.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...

































