Lajme

Integrimi i fëmijëve të kthyer nga emigracioni, i rëndësishëm

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 16 November 2017

Përfshirja e fëmijëve të kthyer nga emigracioni në arsimin kosovar është një projekt me interes për integrimin e fëmijëve në shoqërinë kosovare. Ky ishte vlerësimi që doli sot në programin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës, ku të ftuar ishin Sophie Meinke, udhëheqëse e komponentës në GIZ dhe Zana Vathi , eksperte, të cilat folën rreth përfshirjes në arsim të fëmijëve të kthyer nga emigrimi dhe të pakicave etnike.

Meinke tha se ky projekt është i shtrirë në gjithsejtë 12 komuna që nënkupton se fëmijët pas orarit të rregullt mësimor mbajnë orë shtesë.

“Ideja është që të ndihmohen fëmijët në shkolla, të cilët kthehen nga emigracioni. Në të njëjtën kohë po kërkojmë që të shohim edhe situatën me fëmijët e komunitetit romë, meqenëse ata përballën me sfida të shumta”, tha Sophie Meinke, udhëheqëse e komponentës në GIZ, duke shtuar se integrimi i tyre me mundësi të barabarta sikurse fëmijët tjerë është tejet i rëndësishëm.
Ajo tha se në këtë projekt punohet jo vetëm me Ministrinë e Asrimit, por edhe në nivelin komunal që nënkupton se fëmijët mbajnë orë shtetsë pas orarit të rregullt mësimor.

-Advertisement-

Sipas saj në këtë projekt janë të përfshirë diku rreth 5 mijë fëmijë të të gjithë komuniteteve meqenëse është një projekt gjithëpërfshirës dhe se është një përvojë e jashtëzakonshme , sidomos në ndihmën psiko-sociale, ku kontribut kanë mësimdhënësit dhe prindërit.
Ndërkaq, Zana Vathi,eksperte tha se kur flitet për fëmijët e emigruar ideja e këtij projekti ka qenë fokusi tek fëmijët e pashoqëruar.

“Studimet që po bëjmë tregojnë se fëmijët që kanë emigruar përjetojnë kriza të mëdha psikologjike”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera