Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE
Autori: Gazeta inFokus
16:39 | 23 Shtator 2023
Idetë që vendet evropiane, të cilat synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, gradualisht të integrohen në disa politika të BE-së, por edhe në punën e institucioneve, janë shpeshtuar.
Ka pasur shumë thirrje, përfshirë edhe nga liderët e vendeve anëtare dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian, që një lloj “integrimi para anëtarësimit“ të përdoret për t’i përafruar vendet kandidate me BE-në, edhe para se ato të bëhen formalisht vende anëtare.
Të gjitha vendet kandidate, si ato nga rajoni i Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga fqinjësia lindore (Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia) kanë marrëveshje të Asocimit me BE-në, dhe bashkëpunim në disa fusha. Por në BE besojnë se ekziston mundësia që, pa ndryshuar traktatet, ky bashkëpunim të forcohet, duke përfshirë këto shtete në takime të përbashkëta, grupe punuese, projekte të ndryshme të infrastrukturës, prokurime të përbashkëta deri te bashkëpunimi në politika sociale dhe ekonomike.
Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC European Economic and Social Commity) tashmë ka vendosur që në strukturat e veta t’i përfshijë edhe përfaqësuesit nga vendet e procesit të zgjerimit. Në këtë mënyrë ky institucion i BE-së, që ka rol profesional këshillues për çështjet politike dhe sociale, bëhet institucioni i parë i Bashkimit Evropian, i cili përfshin përfaqësuesit nga vendet kandidate në strukturat e veta punuese.
“Ne po e shndërrojmë një prioritet politik në realitet, duke u bërë institucioni i parë i BE-së që përfshin vendet kandidate për BE në punën e vet“, është thënë në një komunikatë të Komitetit Social dhe Ekonomik, ku është njoftuar se është miratuar vendimi që të emërohen përfaqësuesit e shoqërisë civile nga vendet kandidate në punën këshilluese të Komitetit.
Ata do të quhen “anëtarë kandidatë të zgjerimit“ dhe do të marrin pjesë në përgatitjet e opinioneve dhe qëndrimeve të këtij komiteti si dhe në seancat plenare, të cilat në fokus do ta kenë procesin e zgjerimit.
Presidenti i këtij Komiteti Oliver Ropke, ka thënë se kjo nismë ka hasur në reagime pozitive edhe nga Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së dhe institucione tjera relevante të BE-së.
“Vendet kandidate kanë nevojë për më shumë sesa vetëm fjalë të thata. Ato kanë nevojë për veprime konkrete. Sot EESC merr vendim konkret, duke u dëshmuar atyre se ne jemi partner i besueshëm, i cili mund t’i përmbushë premtimet. Është vërtet një moment historik“, ka thënë Ropke duke shprehur bindjen se që nga fillimi i vitit 2024 anëtarët nga vendet e zgjerimit do të nisin punën me kolegët e tyre në këtë Komitet.
Pjesëtarët nga vendet e zgjerimit, që do të marrin pjesë në punën e Komitetit ekonomik dhe social të BE-së, do të selektohen deri në fund të këtij viti, dhe ata do të jenë nga organizatat e shoqërisë civile.
Nga ky Komitet është thënë se gjatë selektimit do të merren parasysh përvoja dhe pavarësia e tyre dhe do të sigurohet respektimi i barazisë gjinore. Po ashtu, do të kërkohet që të ketë sa më shumë përfaqësues edhe nga organizatat e të rinjve.
Një prej punëve të para, ku planifikohet të përfshihen përfaqësuesit nga vendet e zgjerimit, do të jetë përgatitja e opinionit të EESC për gjendjen e demokracisë dhe rolit të shoqërisë civile në këtë vende, dialogun social dhe prioritetet me të cilat përballen vendet kandidate në fushat e rëndësishme për avancim drejt BE-së.
Sipas një kalendari që ka përgatitur EESC, deri në dhjetor do të përmbyllet procesit i selektimit të përfaqësuesve nga vendet e zgjerimit, në janar do të zhvillohet takimi inaugurues, në mars ose prill do të themelohen grupet e para punuese ndërsa në qershor të vitit të ardhshëm do të zhvillohet seanca plenare e EESC-së me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e zgjerimit.
Ky Komitet, një lloj sikurse Komiteti i rajoneve, është institucion i BE-së që ka rol këshillues. Në këtë Komitet marrin pjesë përfaqësuesit e shoqërisë civile, sindikatave, organizatave të biznesit, odave ekomomike, akademikë dhe të tjerë nga të gjitha vendet anëtare.
Opinionet e tyre pastaj merren parasysh nga institucionet vendimmarrëse të BE-së, si Komisioni Evropian, Parlamenti dhe Këshilli.
Institucionet tjera të BE-së, po ashtu, kanë bashkëpunim të ngushtë me vendet e procesit të zgjerimit.
Por ky bashkëpunim është më shumë politik dhe këshillues sesa formal.
Këshilli i BE-së shpesh mbledh, në nivele ministrore, përfaqësuesit e vendeve anëtare dhe vendeve kandidate në takime që kanë tema të interesit të përbashkët si politika e jashtme dhe siguria, punët e brendshme me fokus në çështjet e migracionit, lufta kundër krimit të organizuar, kundër radikalizmit dhe trafikimeve.
Po ashtu, ka takime të përbashkëta për infrastrukturën rrugore e hekurudhore, për energji dhe disa fusha tjera. Parlamenti Evropian ka takime të përbashkëta me komisionet parlamentare të vendeve kandidate. Në të ardhmen edhe institucionet tjera të BE-së planifikojnë të përfshijnë më shumë, edhe formalisht, partnerët e vendeve të zgjerimit në punën e tyre, siç ka bërë Komiteti Ekonomik dhe Social që thotë se e ka hapur këtë rrugë i pari./REL/

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...





























