Lajme

Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin kadetët e Akademisë së Mbrojtjes

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 13 November 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se instruktorët ushtarakë amerikan kanë stërvitur kadetët e Akademisë së Mbrojtjes.

Mehaj ka bërë të ditur se stërvitjet kanë pasur të bëjnë me evakuimin mjekësor me helikopter, transmeton Telegrafi.

“Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin kadetët e Akademisë sonë të Mbrojtjes. Në kampin ‘Bondsteel’, kadetët e QSU-së së Akademisë sonë të Mbrojtjes, stërviten nga instruktorë amerikan për evakuim mjekësor me helikopter (AeroMedeVac). Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kuadrot e saj të reja të oficerëve edukohen dhe stërviten sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane”, thotë Mehaj.

-Advertisement-

Tutje, ai ka shkruar “Mirënjohje e përjetshme për ushtarakët e SHBA-së që ofrojnë eksperiencën dhe kapacitetet e tyre në zhvillimin e shkathtësive profesionale të kuadrove tona”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera