Lajme

Instituti Paragon kërkon mbrojtjen e punëtorëve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 28 April 2021

Në ditën Ndërkombëtare për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Instituti “Paragon”, ka kërkuar nga ana e punëdhënësve që të krijojnë ambiente të sigurta pune punëtorët në Kosovë.

Në një reagim të tyre, thuhet se ofrimi i ambientit të sigurt dhe të shëndetshëm në vendet tona të punës, nënkupton, ruajtjen e jetës dhe shëndetit të vetë punëtorëve, punëdhënësve por edhe të të gjithë atyre që për ndonjë arsye apo tjetër kanë qasje në ambientet e punës.

Kosovari dënohet me 10 vjet burg në Suedi, keqtrajtoi gruan dhe ia rrahu familjen

-Advertisement-

Instituti “Paragon”, ka kritikuar institucionet kosovare, të cilat sipas tyre, nuk kanë ndërmarr veprime të mjaftueshme në mbrojtjen e punëtorëve.

Komunikata e plotë e Institutit “Paragon”:

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, 28 prilli. Ditë kjo që Kosovën nuk e gjenë aspak mirë në këtë fushë, ku ende në Kosovë puntorët vdesin në vendin e tyre të punës për shkak të mungesës së sigurisë në vendpune.

Duhet theksuar se kujdesi institucional për siguri dhe shëndet në punë, përveç që është obligim ligjor, mbi të gjitha është çështje humane, ngase kemi të bëjmë me ruajtjen e shëndetit dhe jetës së njeriut.

Ofrimi i ambientit të sigurt dhe të shëndetshëm në vendet tona të punës, nënkupton, ruajtjen e jetës dhe shëndetit të vetë punëtorëve, punëdhënësve por edhe të të gjithë atyre që për ndonjë arsye apo tjetër kanë qasje në ambientet e punës.

Me këtë rast duhet potencuar se Republika e Kosovës nuk ka ndërmarr veprime të mjaftueshme në këtë drejtim.

Rrjedhimisht duhet rritur harmonizimin e legjislacionit nga kjo fushë me atë të BE-së, të kemi trupat ekzekutive inspektuese në numër shumë më të madh se sa që aktualisht e kemi dhe përtej saj të inicohen fushata vetëdijësuese, me qëllim që të informojmë palët për detyrimet që kanë në raport me aktet juridike të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Duhet theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës kishte themeluar Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, i cili në kompetenca të veta kishte jo vetëm konstatimin e gjendjes, por edhe hartimin e politikave për përmirësimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe përcjelljen në vazhdimësi të gjendjes së sigurisë dhe shëndetit në punë, Këshill ky që tani e 2 vite nuk është aktiv, dhe ne si Institut vlerësojmë se duhet punuar në riaktivizimin e tij, dhe nxitjen për punë të antarëve të saj, pasi që është i nevojshëm një grup punues me kompetenca të tilla.

U bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve që të krijojnë ambiente të sigurta pune, punëtoret të kujdesen për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, e gjithsesi të përdorin pajisjet e duhura për siguri dhe mbrojtje në në punët e tyre specifike.

Inkurajojmë Inspektoratin e Punës që të vazhdojë me punën në bazë të dispozitave ligjore, që përmes inspektimeve në teren të mundësojnë zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi që rregullon të drejtat dhe detyrimet mbi marrëdhënien e punës, por edhe sigurinë dhe shëndetin në punë dhe poashtu i bëjmë thirrje Qeverisë të rritë numrin e inspektorëve në këtë fushë shumë të ndjeshme për të cilën edhe shënohet kjo ditë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera