Instituti Ndërkombëtar i Shtypit: Dhuna fizike dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve janë kërcënimet më të rënda ndaj medies në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 19 February 2023
Kufizimi i hapësirave për marrjen e informacionit vijon të mbetet sfida madhore për mediet në Shqipëri, thotë Jamie Wiseman nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI).
Wiseman thekson se dhuna fizike dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve përbëjnë kërcënimet më të rënda ndaj lirisë së shtypit gjatë vitit të shkuar në Shqipëri.
Sipas tij, mbi 40 për qind të rasteve të dokumentuara të dhunës, autori ishte vetë policia shqiptare.
Cilat ishin sulmet apo kërcënimet më të rënda që u regjistruan gjatë vitit 2022 në Shqipëri?
Në përgjithësi, ne konstatuam se dhuna fizike dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve përbëjnë kërcënimet më të rënda ndaj lirisë së shtypit në Shqipëri gjatë vitit të shkuar. Veçanërisht shqetësues ishte numri i rasteve të dhunës policore ndaj punonjësve të medies, të cilat përbëjnë 7 nga 17 rastet e regjistruara, që u regjistruan në platformën tonë monitoruese. Në mënyrë tronditëse, mësuam se në 41.2 për qind të rasteve të dokumentuara të dhunës, autori ishte vetë policia shqiptare.
Vlen të theksojmë se ndërsa këto raste individuale janë serioze dhe duhen trajtuar, në përgjithësi niveli i dhunës dhe armiqësisë ndaj gazetarëve në Shqipëri, qoftë ajo nga shteti apo aktorë privatë, është relativisht më e ulët se në shumë vende të tjera të rajonit. Në të njëjtën kohë, rezulton se gjatë vitit të shkuar policia e ka përmirësuar reagimin e saj në hetimin e sulmeve ndaj gazetarëve dhe zbatimin e masave disiplinore në rastet ku përfshihen oficerë policorë, dhe ky përmirësim është shumë i mirëpritur.
Në krahasim me vitet e shkuara situatën mediatike në Shqipëri do ta konsideronit të përmirësuar apo të përkeqësuar?
Raporti i monitorimit të MFRR është vetëm një pjesëz e panoramës së plotë për sa i përket vlerësimit të nivelit të përgjithshëm të lirisë së medieve në një vend, pasi merret vetëm me shkelje individuale dhe jo me çështje sistematike siç janë pronësia e medieve dhe pluralizmi i tyre.
Ne vlerësojmë se nuk është bërë përparim i rëndësishëm në gazetarinë shqiptare gjatë vitit të fundit, në lidhje me përmirësimin e mjedisit për gazetari të pavarur pluralizmit mediatik në Shqipëri. Pra, niveli i lirisë së medies në Shqipëri as nuk është u dobësua dhe as nuk u përmirësua në mënyrë domethënëse vitin që lamë pas. Nga njëra anë, e ashtuquajtura paketa anti-shpifje doli jashtë loje por nga ana tjetër mbeten shqetësime madhore sulmet që vijojnë ndaj gazetarëve, retorika diskretituese nga politikanët dhe kufizimi i hapësirës për marrjen e informacionit.
Çfarë mund të konsiderohet si rrezik më i madh për gazetarët në Shqipëri? Dhuna policore apo retorika politike?
Veprimet arbitrare dhe të rënda të oficerëve të policisë paraqesin një kërcënim të madh për lirinë e shtypit. Raporti ynë dokumentoi raste të shumta shqetësuese në të cilat policia sulmoi fizikisht gazetarët që mbulonin protestat, madje një punonjës mediatik përfundoi në spital. edhe shtrimin në spital të një punëtori të medieve. Teksa këto raste të papranueshme janë më seriozet dhe kanë më shumë ndikim tek media, edhe përpjekjet e bëra nga figura të një profili të lartë politik, përfshirë kryeministrin shqiptar, për të diskretituar dhe denigruar gazetarët kritikë, janë gjithashtu çështje shumë serioze dhe të dyja duhet të marrin fund, së bashku me dërgimin e gazetarëve në “riedukim” dhe ndalimin e tyre për të marrë pjesë në konferenca shtypi. Pasojat profesionale për gazetarët Klevin Muka dhe Ambrozia Meta, kanë qenë serioze.
Monitorimi i këtyre kërcënimeve është pjesë e monitorimit tonë, por për 2022-shin nuk u regjistruan raste të tilla. Sidoqoftë, kjo mund të ketë ndodhur edhe për faktin se sulmet nga organizatat kriminale bëhen në mënyrë anonime dhe është e vështirë që të kategorizohen e lidhen me kërcënimet ndaj medies.
MFRR merret, përveç gjurmimit të rasteve, edhe me monitorimin dhe reagimin ndaj këtyre sulmeve. Çfarë keni bërë ju në këtë drejtim?
Pjesë e punës sonë është monitorimi dhe dokumentimi i të gjitha shkeljeve që lidhen me lirinë e shtypit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, duke bashkëpunuar me organizata të besuara vendase. Sidoqoftë, ky është vetëm hapi i parë, dhe shpesh ndiqet me avokim të drejtpërdrejtë në emër të gazetarëve të sulmuar, përfshirë shkresat drejtuar organeve gjyqësore ose politike për të nxitur një hetim të plotë dhe drejtësi që reagon shpejt. Konsorciumi ynë ofroi gjithashtu mbështetje ligjore për gazetarët në Shqipëri në vitin 2022, të cilët po përballen me padi për raportimin në funksion të interesit publik.
Ne gjithashtu veprojmë si një urë lidhëse midis organizatave lokale dhe institucioneve evropiane. Shumë prej organizatave tona morën pjesë në misionin për lirinë e medies në nëntor 2022 në Shqipëri, si pjesë e platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, dhe aty u takuam personalisht me shumë gazetarë dhe avokuam për lirinë e medies me zyrtarë të qeverisë dhe përfshimë në platformën MapMF shumë raste që dokumentuam.
A keni marrë ankesa nga gazetarët shqiptarë dhe cilat janë problemet me të cilat ata ndeshen më shpesh?
Shumë nga shqetësimet e ngritura në platformën tonë janë regjistruar fillimisht nga vetë ankesat e gazetarëve. Çdo profesionist i medies i cili ndihet i sulmuar apo kërcënuar mund të dorëzojë ankesën në platformën tonë ReportIt, dhe më pas organizatat eksperte verifikojnë informacionin dhe kontaktojnë gazetarët denoncues para se rasti i tyre të përfshihet në platformën MapMF. Ky mjet teknologjik ka qenë jetik për mbledhjen e të dhënave nga shumë shtete, përfshirë Shqipërinë, dhe ne inkurajojmë gazetarët dhe mediet e tyre për të përdorur këtë burim për raportimin e ankesave apo kërcënimeve që ata marrin për shkak të detyrës.
Si mund ta përshkruani situatën e lirisë së media në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera kandidate apo anëtare në Bashkimin Evropian?
Panorama për lirinë e shtypit dhe medias në Shqipëri mbetet sfiduese. Klima për një shtyp të lirë dhe të pavarur nuk shënoi përmirësime në vitin 2022. Po e ripërsëris: çështje serioze mbeten sulmet ndaj gazetarëve, retorika diskretituese e politikanëve, paditë shqetësuese dhe kufizimi i hapësirës për marrje informacioni. Një çështje që nuk është adresuar në këtë raport, por që çon në vetë-censurën e vazhdueshme brenda komunitetit gazetaresk dhe që kufizon cilësinë e raportimit investigativ, është kapja e hallkave të rëndësishme mediatike nga interesat e biznesit.
Këta pronarë, shumë prej të cilëve zotërojnë biznese që kryqëzohen me industritë e rregulluara nga shteti dhe që përftojnë tendera publikë, e përdorin sistematikisht medien e tyre për t’i shërbyer biznesit të tyre ose agjendave politike, dhe jo interesit publik. Kjo minon pluralizmin e medieve, dëmton integritetin e medieve dhe dëmton ekosistemin e përgjithshëm të medieve.
Kjo është një çështje që ekziston në shumë vende kandidate dhe në të vërtetë edhe në shtetet anëtare të BE -së, por ajo mbetet veçanërisht akute në Shqipëri. Nëse flasim për zhvillime pozitive, ka shumë media të pavarura dhe të jashtëzakonshme, që mbajnë gjallë interesin publik me anë të një gazetarie për qytetarët dhe demokracinë. Këto media kanë nevojë për sa më shumë mbështetje, në mënyrë që të jenë të lira nga ndikimi politik, ekonomik dhe presionet rregullatore. /Deutche Welle/
Të tjera
-
“Një trup fluturoi rreth meje”, “pati të shtëna”, dëshmitarët rrëfejnë momentin e sulmit me veturë
Dhjetë persona mbetën të vdekur dhe 30 u plagosën pasi një automjet u përplas...
-
2024-ta – viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, më i ftohti në shtatë vitet e fundit
Viti 2024 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, ndërkaq ky dimër më i f...
-
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në ora 00:15, të dat...
-
Rama publikon një video interesante me Ismail Qemajlin: Urojmë kudo jeni një ditë sa më të qetë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka publikuar një video interesante në ...
-
2024-ta e regjistrimit: Për 13 vjet, Kosova me 100 mijë banorë më pak
5 prilli i vitit që po e lëmë pas, shënoi hapjen e një procesi që nuk kishte ...
-
Kḝrcënoi drejtorin e Spitalit të Gjakovës, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar personi që dyshohet se e ka kanosur drejtorin e Sp...
-
Për 12 muaj, afro 22 mijë aksidente dhe mbi 711 mijë gjoba nga Policia
Në periudhën nga 1 janari deri më 23 dhjetor 2024, aksidentet fatale në Kosov...
-
Vetura shtypet e tëra në Istog, shoferi pëson vetaksident
Një shofer në Istog ka pësuar vetaksident të rëndë. Rasti ka ndodhur më ko...
-
Arrestohet pasi kishte shtënë me ạrmë zjạrri, i sekuestrohet pistoleta me 6 fishekë 17 gëzhoja
Një person është arrestuar të martën në fshatin Malësia e Re në Prizren pasi ...
-
Katër të vdẹkur në Gjermani mes fishẹkzjarreve të Vitit të Ri
Katër persona vdiqën në mbarë vendin mes festimeve në rrugët e Gjermanisë të ...
-
Policia me detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në Prizren: Dy persona u lënduan, njëri në gjendje më të rëndë
Policia ka dhënë detaje për rastin e shpërthimit të mjeteve piroteknike në nj...
-
Jakup Krasniqi e Salih Mustafa festojnë ditëlindjen, edhe këtë herë në Hagë
Dy prej krerëve të UÇK-së, Salih Mustafa e Jakup Krasniqi, sot festojnë ditël...