Instituti Ndërkombëtar i Mediave për qeverinë Kurti: Retorikë toksike dhe fushatë shpifëse ndaj gazetarëve

Autori: Gazeta inFokus
15:50 | 17 November 2022
Një delegacion nga Instituti Ndërkombëtar i Mediave në kuadër të platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve ka qëndruar për dy ditë në Kosovë ku edhe është njohur për së afërmi me situatën në vend.
Në një artikull të publikuar pas gjithë takimeve me kryeredaktorë mediash dhe gazetarë, nga IPI (International Press Institute) kanë konsideruar se presioni politik, retorika toksike dhe fushata e shpifjeve ndaj mediave rrezikon të minojë progresin e lirisë së medias në Kosovë.
“Organizatat ndërkombëtare për lirinë e mediave dhe të gazetarëve theksojnë se retorika toksike, fushata e shpifjeve kundër mediave, financimi i pamjaftueshëm i transmetuesit publik dhe mungesa e transparenca rrezikon të minojë progresin e bërë në depolitizmin e transmetuesit publik, trupave rregullatorë dhe kornizës ligjore për ambientin mediatik në Republikën e Kosovës”.
Në këtë artikull gjithashtu janë specifikuar edhe shqetësimet e përfaqësuesve të medias, për retorikën përçarëse dhe fushatat shpifëse të drejtuara ndaj gazetarëve nga disa politikanë dhe zyrtarë publikë, përfshirë edhe nga partia që drejton vendin.
“Përfaqësuesit e medias vunë në dukje si një shqetësim të veçantë se retorika përçarëse dhe fushatat shpifëse të drejtuara ndaj gazetarëve nga disa politikanë dhe zyrtarë publikë, përfshirë nga partia qeverisëse, po krijon një klimë në rritje armiqësie kundër medias. Ata thanë se këto sulme verbale dhe përpjekje nga figurat politike për të përçarë komunitetin gazetaresk, ose për të portretizuar media të caktuara si aktorë politikë, mund të çojnë në kërcënime, ngacmime në internet dhe dhunë fizike”, thuhet ndër të tjera.

Të tjera
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...