Instituti IFIMES, fuqitë botërore kanë vendosur: Shkon Thaçi, vjen Kurti?
Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 28 May 2017
Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES) nga Lubjana, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ka vlerësuar se “ekziston plani i vendeve udhëheqëse në botë që nga skena politike në Kosovë të eliminojnë shumicën e liderëve të tashëm, ndër ta edhe presidentin aktual Hashim Thaçi”.
Në analizën “Kosova: Paralajmërimi ndryshimeve tektonike në skenën politike”, IFIMES, përkujton se ende nuk është funksionalizuar Gjykata Speciale, edhe pse Kuvendi i Kosovës në prill të vitit 2014 ka miratuar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes Kosovës dhe EULEX-it, sipas së cilës parashihet formimi i Gjykatës dhe Prokurorisë Speciale.
“Pa zbardhjen të vërtetës nuk do të ketë vendosje të rendit dhe pajtim në Kosovë. Pas nënshrkimit të Marrëveshjes së Brukselit, plani i vendeve udhëheqëse botërore është që nga skena politike në Kosovë të eliminojnë shumicën e liderëve të tanishëm, ndër ta edhe presidentin aktual Hashim Thaçi”, thuhet në analizën e Institutit në Lubjanë.
Në analizën, të cilën e ka publikuar portali “Mondo” duke cituar Tanjugun, thuhet se “për shkak të gjendjes katastrofike në gjyqësorin e Kosovës është e pamundur të procesohen kryerësit e krimeve të luftës dhe bartësit e krimit të organizuar dhe korrupsionit”
“Foleja e krimit në Kosovë është në Agjencinë e Privatizimit, në sektorin e tenderëve, në kompanitë publike, kontrollin e doganave. Kriminaliteti ekonomik i ka rrënjët qysh nga qeveria në ekzil”, vlerëson IFIMES, transmeton Telegrafi.
Analiza përkujton se në zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2014, Thaçi kishte premtuar 200 mijë vende të reja pune, kurse Isa Mustafa 120 mijë, “por në vend të vendeve të reja të punës ndodhi vala masive e eksodit nga Kosova për në vendet e Evropës Perëndimore”.
“Qeveria aktuale në katër vitet e fundit nuk arriti të zgjidh asnjë nga çështjet kryesore për Kosovën, kurse kishte hapur tri çështje kyçe për përparimi të Kosovës: ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në analizë.
“Sipas vlerësimeve të analistëve, Kosova praqet një parajsë të llojit të vet për kriminelët për shkak të funksionimit të dobët të institucioneve dhe lidhjeve të fuqishme të strukturave politike dhe kriminale. Është ilustruar rasti i Naser Kelmendit, ndaj të cilit po udhëhiqet një proces gjyqësor në Prishtinë, për shkak të akuzave për vrasje. Përndryshe Kelmendi është njëri nga dilerët kryesor të drogës në Evropë, i cili për shkak të kësaj ndodhet në listën e zeze amerikane”, thotë Instituti IFIMES, transmeton Telegrafi.
Lidhur me formimin e koalicioneve parazgjedhore në Kosovë, IFIMES thotë se sipas hulumtimit të opinionit publik, beteja politike do të zhvillohet në mes Lëvizjes vetëvendosje dhe koalicioneve të mbledhura nga LDK dhe PDK.
“Votuesit e papërcaktuar janë të mendimit se duhet të dënohet pushteti aktual (PDK-LDK) gjë që do të mund të sillte tek çrregullimet tektonike në skenën politike dhe ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes dhe liderit të saj jo formal Albin Kurtit… Një situatë e tillë do të mund të sillte edhe deri te eliminimi i plotë i Presidentit Thaçi, i cili për këtë shkak edhe ka hyrë në koalicion me Ramush Haradinajn (AALK) dhe Fatmir Limajn (NISMA), kundërshtarët e tij 00më të zemëruar politikë, në mënyrë që të shpëtojë atë që do të mund të shpëtohej dhe me këtë të tregojë se të vetmin qëllim e ka mbetjen në pushtet”, vlerëson instituti.
“Për këtë shkak nuk duhet të befasojë suksesi i ardhshëm i Vetëvendosjes”, thotë IFIMES, duke shtuar se gjithashtu nuk duhet të befasojë as mundësia që një ditë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit ta përmbyllin Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...