Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës: Ky dimër do të jetë më i ftohtë se vitet tjera

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 02 December 2024

Në ditët vijuese pritet që të mos kemi temperatura të ulëta, kryesisht në viset e ulëta. Në viset e larta parashihet të ketë ngrica të dobëta dhe mjegull, e cila mund ta vështirësojë komunikacionin.

Kjo sipas Besim Aliut nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas Aliut, për momentin temperaturat në gjithë Kosovën janë nga 0 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa nga fundi i javës mund të ketë riga bore, megjithëse reshjet do të jenë me intensitet më të ulët, sesa javën që lamë pas.

-Advertisement-

Po ashtu, Aliu shton se ky dimër që po vjen, do të jetë më i ftohtë dhe më me të reshura sesa dimrat e mëparshëm.

“Ne nuk e dimë nëse ky dimër do të jetë më i ftohti në 50 vjetët e fundit, por sipas parametrave meteorologjik shihet se ky dimër do të jetë paksa më ndryshe, paksa më i ftohtë se vitet tjera, dhe do të ketë reshje më të mëdha në krahasim me vitet e tjera”, tha Aliu për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera