Instituti GAP: 401 euro paga mesatare bruto në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
13:33 | 23 Shtator 2023
Instituti Gap ka publikuar një grafik, në të cilin e ka paraqitur pagën mesatare bruto në sektorin privat në Kosovë. Më saktë, në grafik mund të shihet paga mesatare bruto në këtë sektor, në qershor të vitit 2023, sipas qyteteve kosovare. Grafiku bie ndesh me “të vërtetën zyrtare” të pushtetit për zhvillim të hovshëm ekonomik. Çfarë vërejmë në grafik?
Paga mesatare bruto në Kosovë në muajin qershor të vitit 2023, sipas GAP-it, ka qenë 401 euro. Për ta nxjerrë këtë mesatare, ky institut është bazuar në të dhënat e Agjencisë së Tatimit të Kosovës. Qytetari i Kosovës, sipas kalkulatorit të ATK-së, pas pagesës së kontributit për pagën bruto prej 401 eurove, do të ketë në dorë vetëm 363 euro e 67 centë për t’i shpenzuar gjatë muajit.
Natyrisht, paga më e lartë bruto është në Prishtinë, me gjithsej 677 euro. Pas Prishtinës, renditen qytetet përreth kryeqytetit kosovar, si Graçanica, me 630 euro pagë, Obiliqi, me 569 euro, dhe Fushë-Kosova, me 512 euro. Megjithatë, para Fushë-Kosovës e Obiliqit renditen dy vende në veri të Kosovës dhe një tjetër jug.
Më saktësisht, Leposaviqi, sipas GAP-it, ka një pagë bruto në sektorin privat prej 590 eurosh, ndërsa Mitrovica e Veriut 522 euro. Një qytet tjetër që e kalon pagën mbi 500 euro bruto është Hani i Elezit, me 575 euro.
Qytetet e mëdha nuk është se qëndrojnë mirë në temën e pagës bruto në sektorin privat. Peja ka pagë bruto prej 461 eurosh apo mbi 200 euro më pak se Prishtina. Ndërsa Gjakova ka 399 euro pagë bruto në sektorin privat, ndërsa Ferizaji ka pesë euro më pak se Gjakova (394 euro) dhe Gjilani ka pagë bruto në sektorin privat prej 366 eurosh.
Sipas këtij grafiku, pjesë më varfër në Kosovë e sektorit privat sa i përket pagës bruto është Anamorava, më saktësisht Parteshi (233 euro), Ranillugu (233 euro), Kamenica (287 euro), Novobërda (284 euro). Ndërsa dy qytetet e tjera të veriut, Zubin Potoku (248 euro) dhe Zveçani (299 euro) kanë paga bruto të vogla në sektorin privat.
E “vërteta” e pushtetit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë Kurti e VV-së në shumë raste kanë folur për zhvillim ekonomik. Së fundmi, përmes një videoje të publikuar më 18 gusht, Kurti e kishte përmendur zhvillimin ekonomik.
“Qeveria jonë është e përgjegjshme dhe e drejtë. Kemi sjellë progres ekonomik dhe demokratik të paparë në Kosovën e pasluftës” – theksonte Kurti në videon ku theksonte se nuk ka korrupsion në rezervat shtetërore.
Ndërsa gjatë vitit të kaluar, Kurti në vazhdimësi kishte folur për zhvillim ekonomik e rritje të eksporteve. Madje, për rritjen e pashembullt ekonomike, Kurti i kishte folur edhe një delegacioni nga Federata e Paqes Universale.
“Në vitin e parë në detyrë, kemi arritur rritje ekonomike prej 10,53%, me një rritje prej 83,6% të eksporteve, një rritje prej 21% të Investimeve të Huaja Direkte, një rritje prej 30% të të hyrave buxhetore, 31% rritje të taksave të arkëtuara dhe 34% rritje të të ardhurave nga tatimet. E gjithë kjo pa ndryshuar politikën fiskale” – thoshte Kurti.
Madje, në tetor të vitit të kaluar, Kurti e kishte shkruar një status, të titulluar “Progresi ekonomik i Kosovës”, në të cilin theksonte se ka pasur rritje të eksportit.
“Investimet e huaja direkte në Kosovë vazhdojnë të rriten gjatë qeverisjes sonë. Në periudhën janar-korrik të këtij, viti vlera e investimeve të huaja direkte ka tejkaluar vlerën prej 400 milionë eurosh. Pra, 47% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 99% me shumë sesa në vitin 2020.”
“Progresi ekonomik nuk është hamendësim e as rastësi. Ai është rezultat i politikave të duhura dhe qeverisjes së mirë. Shifrat dhe indikatorët më lart janë dëshmia jonë për këtë.” – shkruante Kurti.
Nga Greqia, Kurti ka thënë se Kosova ka gëzuar rritje impresive të ekonomisë. Ai e ka përmendur edhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Kemi pasur stabilitet institucional që na mundësoi të kemi rritje impresive ekonomike prej 10,3 për qind të bruto produktit vendor, rritjen e parë dyshifrore ndonjëherë pas çlirimit, më 1999” – vlerësonte Kurti në Simpoziumin Symi vitin e kaluar./nacionale

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...






























