Lajme

Instituti EdGuard reagon pasi mediat nuk u lejuan në Komisionin për Arsim: Transparenca është qenësore

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 05 October 2021

Instituti EdGuard kundërshtoi fuqishëm moslejimin e mediave në vëzhgim të mbledhjes së sotme të Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ku ishte për raportim ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Transparenca dhe mirë informimi i publikut është qenësore për punën e komisionit. Lejimi i pjesshëm dhe selektiv i mediave për pjesëmarrje nuk është hiq fare demokratik e as që kontribuon në siguri më të madhe nga COVID-19. Është përgjegjësi e komisionit që në kohë të sigurojë hapësirë të mjaftueshme për të gjitha palët e interesuara për vëzhgim. Komuniteti i hisedarëve të arsimit në vend është i shumtë dhe mirë informimi i tyre duhet të jetë përgjegjësi dhe prioritet institucional”, reagoi Instituti EdGuard.

Në një situata të paprecedentë, sot kryetari i Komisionit për Arsimit, Ardian Gola, kërkoi largimin e mediave nga salla e mbledhjes me arsyetimin e masave anti-COVID.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera