Lajme

Instituti britanik: Lufta e re koreane është mundësi reale

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 16 August 2017

Instituti britanik për studime për siguri dhe mbrojtje (RUSI) e paralajmëroi Qeverinë në Londër se “lufta e re koreane tani është një mundësi reale” dhe apelon të fillojnë përgatitje për përleshjen eventuale midis SHBA-së dhe Koresë Veriore.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RUSI (The Royal United Services Institute for Defence and Security Studies) Malkolm Çalmers theksoi se lufta e re koreane është “mundësi reale” pjesërisht për shkak të faktit se Donald Tramp është “impulsiv”.

“Nëse fillon luftë, presidenti Tramp në afat prej një ore përmes telefonit do të kërkojë mbështetje nga Dauning strit 10. Atëherë kryeministrja britanike do të ketë vetëm disa orë që të deklarohet për diçka që do të ishte një prej goditjeve më të mëdha strategjike pas Luftës së Ftohtë”, theksoi Çalmers.

-Advertisement-

Ai shton se Britania e Madhe si aleat i afërt i SHBA-së me siguri do të duhet të ofrojë ndihmë në përleshjen e Gadishullit Korean, ku për momentin janë të stacionuar rreth 35.000 ushtarë amerikanë.

“Në Gadishullin Korean krijohet përzierje e rrezikshme e përparimit teknologjik koreanoverior, kohë më parë është lansuar raketë e re interkontinentale, si dhe karakteristikat impulsive të Trampit”, theksoi Çalmers.

Sipas tij, skenari më i mirë do të ishte që Britania e Madhe të ofrojë mbështetje diplomatike, me negociata me qëllim të shuarjes së kapriçove në zgjerimin e konfliktit dhe sigurimin e SHBA-së dhe Kinës “të jenë të gëzuar” me marrëveshjen paqësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera