Lajme

Instituti ATOMI dhe Kosova bëhen anëtar me të drejta të plota në AKSF

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 16 October 2017

Në takimin e 25-të vjetor të Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF), të mbajtur në Lucern të Zvicrës, nga 11 – 15 tetor 2017, Instituti ATOMI (Kosova) është bërë anëtar me të drejta të plota në këtë organizatë.

Vitin e kaluar Institutit ATOMI (Kosova) kishte marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në AKSF dhe ishte autorizuar për organizimin e Garës Ndërkombëtare së Matematikës “Kangaroo” në Kosovë, për vitin 2017, nën mbikëqyrjen e Presidentit të AKSF-së.

Falë organizimit të suksesshëm nga Instituti ATOMI të Garës “Kangaroo” në Kosovë në vitin 2017 nën mbikëqyrje nga AKSF, Instituti ATOMI (Kosova) ka siguruar anëtarësim të plotë si anëtare me të drejta të plota në AKSF, ku janë të anëtarësuar rreth 80 shtete të botës dhe organizatat respektive të këtyre shteteve të autorizuara nga AKSF.

-Advertisement-

Instituti ATOMI do ta organizojë për çdo vit Garën “Kangaroo” në Kosovë, në mënyrë që përmes këtij aktiviteti të promovohet matematika dhe rëndësia e saj në Kosovë. Gjithashtu, Instituti ATOMI do të përdorë Garën “Kangaroo” për të identifikuar talentet e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për këto talente në funksion të zhvillimit dhe avancimit maksimal të talentit, njohurisë dhe kompetencës së tyre në fushën e matematikës.

Gara “Kangaroo” përbëhet nga një test i matematikës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar (sipas moshave). Gara “Kangaroo” organizohet në të njëjtën ditë në mbarë botën dhe në të marrin pjesë për çdo vit mbi 6 milionë nxënës nga rreth 80 shtete të ndryshme të botës.

Instituti ATOMI e konsideron këtë një arritje të rëndësishme për Kosovën dhe mbetet me shpresë se do ta ketë bashkëpunimin dhe përkrahjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA) dhe të gjitha shkollave të Kosovës për një organizim sa më të mirë dhe për pjesëmarrje sa më masive të nxënësve në Garën “Kangaroo” në vitet në vazhdim./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera