Institucioneve iu kërkohet t’i bindin ShBA-të dhe BE-në për qasjen e re në dialog
Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 23 January 2022
Pavarësisht pezullimit të mundshëm të dialogut për shkak të zgjedhjeve në Serbi, institucioneve në Kosovë po iu kërkohet që të angazhohet aktivisht në këtë temë. Periudha gjashtë mujore e vitit 2022, sipas njohësve të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, duhet t’i shërbejë Qeverise Kurti për t’i bindur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për qasjen e re dhe nevojën për ndryshim të rrjedhës së dialogut.
Nga ana tjetër pikërisht për dinamikën e ardhshme të dialogut, në fillim të muajit shkurt po paralajmërohet një vizitë në Kosovë e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, së bashku me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Por, një vizitë të tillë nuk e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, thotë për KosovaPress, se para zgjedhjeve të prillit në Serbi, nuk do të ketë asnjë progres në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Pavarësisht kësaj, ai e ka një porosi për institucionet në Kosovë.
“Para zgjedhjeve në Serbi nuk do të ketë asnjë progres. Kjo periudhë më shumë duhet të përdorët që institucionet e Kosovës të flasin me aleatët tanë në ShBA dhe BE për t’i bindur për këtë qasje të re dhe frymë të re në kuadër të që qeveria e re insiston. Unë besoj se këto muaj nuk duhet humbur që institucionet e Kosovës të bindin partnerët tanë për nevojën e ndryshimit të dialogut. Deri tani e shohim se ekziston një hendek mes qasjes së institucioneve të reja në Kosovë dhe aleatëve tanë ndërkombëtar, pasi ata po insistojnë që të vazhdohet rrjedhja dhe dinamika e dialogut siç ka qenë deri më tani”, thotë ai.
Në bazë të praktikave të kaluara, pesimiste për ndonjë takim të mundshëm në muajt në vazhdim, shprehet edhe Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
“Serbia do të kalojë një proces zgjedhor në muajin prill dhe nuk pritet ndonjë zhvillim i menjëhershëm derisa të përfundojë procesi zgjedhor atje. Megjithatë pjesa e dytë e vitit nga muaji maj e tutje, mund të priten zhvillime të reja dhe dinamika të reja sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi…Kemi pa se kur ka procese zgjedhore në Kosovë dhe Serbi, dialogu pezullohet për një kohë. Ndërmjetësi i jep kohë atij shteti që të përfundojë procesin zgjedhor, pastaj edhe të vazhdon me diskutimet në dialog. Kjo bëhet në mënyrë që kjo temë mos të ndikojë në rezultatet e zgjedhje, apo mos të ketë ndonjë ndikim në këto procese” shton Haxholli.
Por ndryshe mendon, njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci, i cili thotë se para zgjedhjeve në Serbi mund të ketë një takim në Paris të Francës, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Madje, ai thotë se në rajon dhe Kosovë shumë shpejtë mund të vijnë për vizitë, përfaqësuesi special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar.
“Mendoj se do të kemi një qasje të re, por kemi një ngërç momentalisht në dialog, për shkak të qëndrimeve të kundërta që i kemi mes të palëve. Po ashtu e kemi problemin se Serbia tashmë ka hyrë në fazën e zgjedhjeve në gjitha niveleve dhe do të jetë problem ndonjë takim i mundshëm. Ani pse po flitet kohëve të fundit se mund të ketë një takim në Paris, por kjo nuk është e konfirmuar dhe pres që dialogu të vazhdojë pas muajit prill”, deklaron Raci.
Por, një vizitë të tillë nuk e konfirmon zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Nëse përfaqësuesi special i BE-së shkon për të parë homologët në rajon, njoftimi për media lëshohet nga delegacioni përkatës i BE-së në terren, atëherë kur është e përshtatshme”, thotë ai përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress.
Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në një ngërç që nga viti i kaluar. Ndërsa javët e fundit pati tensione për shkak të ndalimit të referendumit serb në territorin e Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...