Lajme

Institucionet s’kanë të dhëna për përdoruesit e drogës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 11 January 2020

Numri i përdoruesve të drogave vazhdon të jetë shqetësues në Kosovë. Kështu të paktën thotë edhe një raport i Avokatit të Popullit.

Ndërkohë, Avokati i Popullit, Hilimi Jashari, vlerëson se është shqetësuese rënia e moshës mesatare të përdoruesve të drogave, raporton T7.

Jashari thotë se është e domosdoshme rregullimi i një qendre ku do të sistemoheshin personat që janë të varur nga droga.

-Advertisement-

Shqetësuese, për Avokatin e Popullit, është edhe mungesa e të dhënave të përdoruesve të drogave në institucionet përkatëse.

Ndërkohë, T7 ka pyetur Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të ditur numrin të personave që kanë vdekur si pasojë e përdorimit të drogave, por që nga QKUK kanë thënë se nuk posedojnë të dhëna të tilla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera