Institucionet për 9 muaj shpenzuan 12 milionë euro për derivate
Autori: Gazeta inFokus
09:41 | 21 Nëntor 2017
Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti institucionet e shtetit vetëm për derivate kanë arritur t’i shpenzojnë hiç më pak se 11 milionë e 960 mijë euro, ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka një rritje të shpenzimeve për 16 për qind.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave (MF) shihet se gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2016 institucionet e Kosovës për derivate kishin arritur t’i shpenzojnë 10.3 milionë euro e derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2015 për këtë qëllim janë shpenzuar 11 milionë e 999 mijë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të MF-së shihet se rritje e shpenzimeve gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti është bërë edhe në kategorinë buxhetore të identifikuar si “Shpenzimet për shërbime”, ku për nëntë muaj për këtë qëllim janë shpenzuar 32.8 milionë euro, apo 12 për qind më shumë sesa janë shpenzuar në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Po ashtu edhe më tutje një shumë e konsiderueshme e mjeteve vazhdojnë të shpenzohen për pagesën e qirave të institucioneve që janë të vendosura në objekte private.Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti për këtë qëllim janë shpenzuar 5 milionë e 430 mijë euro e derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2016 për këtë qëllim janë shpenzuar 5 milionë e 340 mijë euro, derisa në nëntëmujorin e parë të vitit 2015 janë shpenzuar 5.4 milionë euro.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se shpenzimet gjatë kësaj periudhe kohore në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë rritur edhe për mirëmbajtje të objekteve, të rrugëve dhe të automjeteve, ku gjatë 9 muajve të parë të këtij viti për këtë qëllim janë shpenzuar 17.32 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë shpenzuar 16.63 milionë euro.

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...































