Institucionet kanë dështuar para investitorëve të huaj
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 19 May 2018
Kosova ka potenciale të shumta për tërheqjen e investitorëve, ndërsa institucionet shtetërore kanë dështuar që të promovojnë mundësitë për investime para investitorëve të huaj.
Kjo u tha në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me bankierin e njohur shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj.
Lukaj, i cili është edhe drejtor i lartë menaxhues në Bank Street Group LLC, tha se pavarësisht rezultateve të mëdha në reduktimin e burokracisë, Kosova duhet të vazhdojë me luftimin e ekonomisë joformale dhe adresimin e boshllëkut të shkathtësive, ashtu që të mund të tërheqë me sukses, investimet amerikane dhe ato të huaja në përgjithësi.
Ai më tej tha se pavarësisht faktit që Kosova është një shtet i ri, përparimet vërehen në fusha të shumta, por është për keqardhje që institucionet shtetërore kanë bërë pak në promovimin e mundësive për investime në Kosovë. Ai lavdëroi sistemin bankar në Kosovë, si njërin ndër sektorët, ku investimet e huaja direkte kanë qenë të suksesshme.
Lukaj, i cili njihet edhe për kontributin e tij të madh në filantropi, foli edhe për rëndësinë e tërheqjes së investimeve nga Diaspora, duke shtuar se kjo pjesë e popullit është dëshmuar me kontributin financiar në periudha të ndryshme kohore.
Në anën tjetër, Ramis Ahmetaj, anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane në Kosovë, foli për një shtim të investimeve amerikane në Kosovë në tremujorin e parë të vitit 2018, por tha se shuma e investimeve është jashtëzakonisht e vogël, sidomos nëse krahasohet me vëllimin e përgjithshëm të investimeve në amerikane në Evropë që sillen diku në 3.17 trilionë dollarë amerikanë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...